Lëvizjet e figurave televizive këtë periudhë janë të zakonshme pasi pak përpara sezonit të ri që nis në shtator edhe televizionet nisin të lajmërojnë ndryshimey e tyre.
Megjithatë duket se këtë verë, vëmendje të madhe ka marrë specifikisht platforma Digitalb. Pas lajmërimit se kjo platformë do të ketë ndryshime në qasjen ndaj publikut pas 15 vitesh në tregun mediatik shqiptar, ishte gazetarja sportive Ilda Bejleri e cila lajmëroi largimin e saj për tu transferuar në Top Channel në shtator.
Ndërkohë përpara pak minutash ka lajmëruar largimin nga Digitalb edhe Jonida Vokshi, e cila ka qenë pjesë e kësaj platforme prej 10 vitesh. Në rrëfimin e saj në Indtagram Vokshi rrëfen se shkak për largimin e saj janë bërë projekte të reja në të cilat ajo po angazhohet ndërkohë që nuk ka dashur të tregojë më tepër detaje.
Postimin e saj të plotë e gjeni më poshtë: