Këngëtarja Enca Haxhia ishte ndër të parat vajza të showbiz-it shqiptar që realizoi gërshetat e famshme të verës.
Ajo mori vëmendjen e Instagram-it me look-un super cool, i cili u kthye në trendin e momentit dhe po e shohim thuajse tek çdo vajzë.
Mirëpo gërshetave me ngjyra duket se “i iku pak moda”, ndaj këngëtarja ka krijuar një look të ri.
Ajo ka ndarë në InstaStory një foto me modelin e ri të flokëve pasi hoqi gërshetat.
Enca ka kapur flokët e saj bisht, të cilit i ka futur disa fije bjonde dhe e ka ndarë me llastiqe të vogla.
Ende nuk e dimë nëse ky do të jetë look-u i ndonjë videoklipi të ri të këngëtares, por presim ta shohim shumë shpejt ngado!