“SYTË S’PO SHOHIN”/ Stresi pendohet për ndarjen, i dërgon Keisit këtë pamje (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
“SYTË S’PO SHOHIN”/ Stresi pendohet për ndarjen, i dërgon Keisit këtë pamje (FOTO+VIDEO)

“SYTË S’PO SHOHIN”/ Stresi pendohet për ndarjen, i dërgon Keisit këtë pamje (FOTO+VIDEO)

Reperi Stresi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave së fundmi jo vetëm për projektet e reja që po sjell në muzikë të cilat kanë pasur shumë sukses, por edhe për jetën private. Tashmë prej disa javësh përflitet se Stresi është ndarë nga Keisi me të cilën u tha se do bënte edhe dasmë.

Ka qenë Keisi ajo që i ka konfirmuar në një farë mënyre lajmet e ndarjes duke hequr mbiemrin e Stresit nga bio, fshiu fotot me të, e hoqi nga lista e ndjekësve në Instagram, u largua nga Shqipëria dhe bën statuse ku tregon se është e zhgënjyer.

Por edhe Stresi duket se po e përjeton keq ndarjen. Reperi postoi mbrëmë një video ku shfaqej duke dëgjuar këngën e Elvanës “Njësoj” dhe këndon pikërisht vargjet: “Sytë që s’po të shohin, m’janë tharë, se jemi ndarë, se jemi ndarë”.