“TË DUA…”/ Këngëtarja me famë botërore mbështet Elvanën dhe ia bëri ditën njëmijë (FOTO) – AlpeGossip
“TË DUA…”/ Këngëtarja me famë botërore mbështet Elvanën dhe ia bëri ditën njëmijë (FOTO)

“TË DUA…”/ Këngëtarja me famë botërore mbështet Elvanën dhe ia bëri ditën njëmijë (FOTO)

Elvana Gjata publikoi para disa ditësh projektin e saj më të ri muzikor, “Loti”. Pas një super minialbum si “Çelu”, kjo këngë ishte një surprizë e vërtetë. Dhe në fakt ashtu si çdo herë tjetër këngëtarja arriti të godiste në shenjë edhe më këtë projekt të ri, që u prit shumë mirë nga fansat.

“Loti” erdhi i veçantë për publikun shqiptar jo vetëm në veshje, por edhe në stilin e të kënduarit, ndaj u dashuruam me këtë projekt të ri të Elvanës.

E në fakt, kush nuk e pëlqeu? Madje, edhe këngëtarja me famë botërore, Inna, ka ndarë në InstaStory këngën e Elvanës, duke treguar se i ka pëlqyer shumë.

Të njëjtin postim, këngëtarja shqiptare e ka ripostuar në InstaStory, duke lënë të kuptohet se i është bërë dita njëmijë.

“Kjo e përmbushi ditën time! Faleminderit mbretëreshë! Të dua”- shkroi Elvana krahas videove.

Në klipin e ri të këngës, Elvana u shfaq me një kostum të zi “Mugler”, me një stil të veçantë. Artistja shqiptare publikoi një foto me këtë veshje që në muajin mars, gjatë periudhës që xhironte këtë videoklip. Ndërkohë, së fundmi, këngëtarja  me famë botërore, Ciara është shfaqur me të njëjtin kostum, por në ngjyrë shampanjë.