“DHOMA E PRINCESHËS”/ Xhensila tregon një tjetër detaj të mrekullueshëm (FOTO) – AlpeGossip
“DHOMA E PRINCESHËS”/ Xhensila tregon një tjetër detaj të mrekullueshëm (FOTO)

“DHOMA E PRINCESHËS”/ Xhensila tregon një tjetër detaj të mrekullueshëm (FOTO)

Më 12 korrik të këtij viti këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku u bënë prindër për herë të parë. Çifti mirëpriti vogëlushen të cilën e pagëzuan me emrin Ajka.

Pavarësisht se ende nuk kanë publikuar një imazh të foshnjës, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj detaje nga dhoma e Ajkës.

Pak para lindjes, Xhensila tregoi se muret e dhomës ishin kthye në një vepër arti, ku në të u pikturuan trëndafila të mëdha ngjyrë rozë, mbi sfondin jeshil dhe lejla.

Sot nëna e re postoi një foto nga dhoma e së bijës, ku dallohet një tjetër detaj. Koka e krevatit të vogëlushes është e dizajnuar në formën e një kurore princeshe, ndërsa me të lidhet edhe perdja.