LIDHJE DASHURIE ME KUNDËRSHTARIN E NOIZY-T/ FOTO: Beatrix Ramosaj shpjegon fansave situatën – AlpeGossip
LIDHJE DASHURIE ME KUNDËRSHTARIN E NOIZY-T/ FOTO: Beatrix Ramosaj shpjegon fansave situatën

LIDHJE DASHURIE ME KUNDËRSHTARIN E NOIZY-T/ FOTO: Beatrix Ramosaj shpjegon fansave situatën

Beatrix Ramosaj është një nga këngëtaret më të dashura shqiptare. Ajo është përfolur shumë herë edhe për jetën e saj private, ku së fundmi mediat e bënë të lidhur me reperin e njohur Escobars.

Shkak për këtë u bënë postimet e shumta në rrjetet sociale, ku dyshja shiheshin së bashku dhe shumë të qeshur. Mirëpo Trixa ka mohuar të jetë në një lidhje me Escobars. “Po e ndryshoj statusin tim të marrëdhënies nga ‘single’ në ‘akoma single’,”- shkruan Ramosaj në një postim në Instastory, duke u dhënë fund këtyre thashethemeve.

Escobars njihej dikur si një nga miqtë më të mirë të Noizyt por sot janë rivalë. Pas një mungese me projekte muzikore në Shqipëri, ai publikoi klipin vetëm pak javë më parë.

Gjatë kohës që ka qëndruar në Shqipëri, është përfolur edhe për lidhje me femra të ndryshme. Njëra ndër to ishte ish-banorja e Big Brother, Armela me të cilën u publikuan edhe imazhe ku shfaqeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin. Mirëpo edhe reperi i ka hedhur poshtë këto fjalë duke u shprehur se është më single se kurrë.