KATËR MUAJ PAS LINDJES/ Sara Hoxha na e tregoi me këtë FOTO pa problem peshën e saj – AlpeGossip
KATËR MUAJ PAS LINDJES/ Sara Hoxha na e tregoi me këtë FOTO pa problem peshën e saj

KATËR MUAJ PAS LINDJES/ Sara Hoxha na e tregoi me këtë FOTO pa problem peshën e saj

Katër muaj pasi u bë nënë, Sara ka arritur peshën që e bën të lumtur dhe na e tregoi vetë sa është dobësuar!

Sara Hoxha është kthyer në një ndër personazhet më të ndjekur e të komentuar në rrjete sociale.

Partnerja e Ledrit përpiqet të ndajë me ndjekësit e saj sa më shumë të jetë e mundur nga jeta e saj personale, teksa na e zbukuron gjithmonë ditën me foto e video të të voglës, që është kthyer në bebushen më të famshme të Instagram-it.

Kanë kaluar katër muaj nga lindja e Poem Blu dhe megjithëse në rrjete sociale është shfaqur me forma thuajse “perfekte”, Sara i ka këshilluar më herët ndjekësit e saj të mos besojnë çdo gjë që shohin në Instagram.

Barku i saj do ende punë për t’u sheshuar, siç ka treguar ajo në një video.

Megjithatë, sekreti i pozave të Instagramit është thithja e barkut, për t’u dukur sa më mirë thjesht në një shkrepje.

“Ky është barku i vërtetë”- dëgjohet të thotë Sara duke qeshur krahas videos së saj.

Së fundmi, bukuroshja ka treguar sa është dobësuar dhe ka ndarë me ndjekësit peshën e saj aktuale, 69,8 kilogramë për të cilën ajo thotë se është mjaft e lumtur.

“Është ajo “6” që më bën të lumtur”, ka shkruar Sara krahas fotot ku shihet në peshore.

Mesa duket, ajo ka vuajtuar shumë që të shkojë në këtë peshë dhe numri “7” e ka mundur, ndaj dhe nuk ka pritur më gjatë që ta ndajë me të gjithë këtë lajm.