UDHËZIME PËR TË LINDURIT PAS VITEVE 90’/ Ç’të bëni me kosin e thartuar – AlpeGossip
UDHËZIME PËR TË LINDURIT PAS VITEVE 90’/ Ç’të bëni me kosin e thartuar

UDHËZIME PËR TË LINDURIT PAS VITEVE 90’/ Ç’të bëni me kosin e thartuar

Nëse kosi natyral qëndron në temperaturë ambienti për ca kohë, dijeni që nuk prishet. Në fakt, do të fillojë të fermentohet dhe të trashet në një koloni të pasur me tharmë dhe baktere që mund të përdoren për të bërë kos nga e para. Në këtë mënyrë, një tas kos shndërrohet në një tjetër tas kos, pafundësisht.

 Blini kos natyral, pa përbërës të shtuar apo sheqer, nëse doni të merrni gjithë vlerat ushqyese duke përfshirë probiotikët si lactobacillus dhe bifidus, baktere thelbësore për mirëqenien e aparatit tretës. Datat e skandencës nuk kanë vlerë kur vjen puna te kosi. Merrini erë ose shijojeni dhe nëse ju duket se po thartohet, mos e hidhni. Përdoreni si salcë për perime të gatuara, kullojeni dhe bëni labneh – një mënyrë tjetër për të thënë salcë kosi – ose masën e trashur rrotullojeni në toptha të vegjël të mbuluar me erëza si sumac ose za’atar.

Për të bërë kos vetë, ju duhet një litër qumësht i pahomogjenizuar. Pasi qumështi të vlojë, lëreni të ftohet dhe të arrijë temperaturën 45-50°C. Më pas, shtojini qumështit 50ml kos natyral, vendoseni masën në një enë me kapak ose shishe dhe lëreni të zihet përgjatë natës. Në Shqipëri, qumështin e vakët përzierë me farë kosi, e mbulojnë me rroba që masa përfundimtare të jetë kos i trashë e kremoz. Mos harroni të ruani pakëz farë kosi për herën tjetër.

Labneh, ose salcë kosi e trashë

Labneh vjen nga Lindja e Mesme dhe s’kërkon shumë mund. Ja ç’ju nevojitet.

500g kos natyral, kripë, erëza: fara nigella, za’atar, sumac, petale trëndafili, lule misri, piper aleppo, fara speci të thara, dhe vaj ulliri.

Në një tas, vendosni një napë djathi ose një pëlhurë të hollë. Kosit shtojini pak kripë dhe më pas derdheni mbi napë. Lerëni në temperaturë dhome përgjatë natës ose deri kur të vini re se kosi është forcuar mjaftueshëm. Mund ta shërbeni siç është, si salcë kosi më e fortë se zakonisht ose mund ta rrotulloni në toptha të cilët mund t’i mbani në vaj ulliri për më shumë se një muaj. Topthat mund t’i mbuloni në erëza dhe t’i shërbeni me vaj ulliri.