PAS KAQ SHUMË VITESH/ Samanta KARAVELLA bën ndryshimin e MADH në karrierë (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
PAS KAQ SHUMË VITESH/ Samanta KARAVELLA bën ndryshimin e MADH në karrierë (FOTO+VIDEO)

PAS KAQ SHUMË VITESH/ Samanta KARAVELLA bën ndryshimin e MADH në karrierë (FOTO+VIDEO)

Samanta Karavella ka marrë në dorë karrierën e saj.

Për vite me rradhë ajo ka qenë pjesë e produksionit të njohur shqiptar Max Production, por tashmë nuk do jetë më pjesë e tij.

“Prive” bën me dije se këngëtarja e famshme shqiptare ka vendosur që të largohet nga ky produksion.

Ende nuk jepet një arsye përse Samanta ka marrë një vendim të tillë, edhe pse kënga e fundit e saj mban logon e Max Production.

Tashmë ajo ka kanalin e vet zyrtar në YouTube, ku pritet të publikojë projektet e reja muzikore, pasi ato që janë prodhim i Max Production nuk janë publikuar ende në të.

Megjithatë Samanta e ka konfirmuar disi shkëputjen nga Max Production, pasi njoftoi se do të publikojë së shpejti këngën me titull “Vonë” që është pjesë e ProVideo Albania.