Të vishesh me stil nuk varet vetëm nga gjendja ekonomike. Shumë stilistë thonë se një person ka stilin e tij pavarësisht të ardhurave. Megjithatë, të jesh një personazh i famshëm televiziv, do të thotë të investosh, për të pasur një imazh të mirë në sytë e teleshikuesve ose fansave.
Java që po lëm pas pati shumë veshje interesante dhe trendy të veshura nga moderatoret shqiptare. Gjithmonë të kuruara deri në detaje ato dalin para ekraneve duke u bërë ndonjëherë dhe inspirim për shumë vajza.
Për të gjithë ju që i humbët AlpeNews.al ju sjell veshjet më stil të javës.
Po e nisim me Rudina Magjistarin. Rudina e ka emisionin 5 ditë në javë dhe duke qenë kështu shfaqet çdo ditë ndryshe, por ne zgjodhem këtë veshje si më të bukurën e javës.
Vazhdojmë me Arbana Osmanin. Arbana çdo javë paraqitet para publikut të saj me veshje të zgjedhura nga vet ajo, dhe këtë javë kishte zgjedhur të vinte kështu.
Moderatorja e emisionit “Why Not” Roza Lati, dhe këtë puntatë emisioni Roza zgjodhi të prezantohej kështu:
Alemda Abazi ka korrur vërtetë një sukses në emisionin “DANCE WITH THE STARS” ajo i ka dhënë një hijeshi të fort femerore. Pikërisht këtë javë ajo na ka treguar se është një modele shumë SEKSI . Kësaj here vjen me një fustan të kuq, i gjatë deri në fund të këmbeve, pak të çar anash duk e bërë atë të shkëlqejë
AlpeNews.al