E PYESIN PËR RAPORTIN ME FLORIN/ Fifi befason me fjalët:Burrë e kam… – AlpeGossip
E PYESIN PËR RAPORTIN ME FLORIN/ Fifi befason me fjalët:Burrë e kam…

E PYESIN PËR RAPORTIN ME FLORIN/ Fifi befason me fjalët:Burrë e kam…

Fifi dhe Flori Mumajesi i sollën mediat dhe fansat e tyre vërdallë me fotot nga i njëjti vend, apo veshjet e njëjta pak muaj më parë.

Ata  publikuan dhe një video ku shfaqeshin sikur ishin vërtet të dashuruar.

Tani duket sikur kanë rënë në qetësi, por ende ka shumë kuriozitet në lidhje me marrëdhënien që kanë.

A kanë ata një lidhje romantike me njëri-tjetrin? Kësaj pyetjeje, Fifi nuk i shpëtoi në emisionin “Thumb” ku deklaroi me shaka se Florin e ka burrë.

“A e di çfarë? Pse s’po thirrni Florin e ju tregon ai? Burrë e kam zemër, ça ki tash?”

A do bëjnë ndonjë këngë dashurie si Miriami dhe Albani pas martese?

“Momentalisht i kam 25 vjeç, nga 30 mendoj të martohem. Kështu që ki dhe 5 vjet me prit.”

Por pse nuk ka pasur postime në lidhje me njëri-tjetrin këto kohë?

“Unë për vete po merrem me projektet e mia, ai me projektet e veta.”

“Ah Flori sapo e pranoi, Fifi dhe ai janë bashkë.”-thonë Aulona dhe Fatma me shaka dhe Fifi përgjigjet vetëm: “Gabim”.

Fifi ka treguar që është lënduar shpesh nga dashuria, por ndonjëherë kjo i shërben për muzikën që bën. Për momentin si është me çështjet romantike?

“Jam duke e shijuar jetën time dhe duke e ushqyer veten me dashuri.”