KENI DËRGUAR MESAZH KUR ISHIT NË GJUMË? Studimi i ri tregon shifrat problematike të fenomenit – AlpeGossip
KENI DËRGUAR MESAZH KUR ISHIT NË GJUMË? Studimi i ri tregon shifrat problematike të fenomenit

KENI DËRGUAR MESAZH KUR ISHIT NË GJUMË? Studimi i ri tregon shifrat problematike të fenomenit

Nëse jeni ndër ata që flenë me telefonin ngjitur në shtrat, lexoni me kujdes. Një studim nga Universiteti Villanova, i publikuar në “Journal of American College Health” mund t’ju bëjë ta vendosni telefonin sa më larg. Studimi tregon dërgimi i mesazheve gjatë gjumit pa vetëdije po fillon të bëhet një problem vërtet shqetësues. 1/4 e studentëve në 2 universitete (të përmasave mesatare) kishin këtë problem, shoqëruar me cilësi të ulët të gjumit.

“Sleep Texting” ndodh kur një person përgjigjet ose dërgon një mesazh në mënyrë elektronike në gjendje gjumi. Zilja ose tingulli që njofton një lajmërim në telefon zgjon person që instiktivisht e merr dhe përgjigjet. Kjo mund të ndodhë një ose disa herë gjatë natës, në varësi të cilësisë së gjumit.”- shkruhet në studim.

Zakonisht mesazhet janë pa një kuptim logjik ose të ngatërruara. Vajzat janë të destinuara të bëjnë këtë gjë 2 herë më shumë se djemtë, ndërkohë që 72% e personave nuk e mbajnë mend si veprim.

Pikërisht kjo është një shenjë që kemi filluar të varemi nga teknologjia dhe na ndikon në të gjitha aspektet e jetës, tashmë edhe të gjumi. Fakti që këto përfundime vinë nga një studim i mirëfilltë duhet t’ju bëjnë që përpara gjumit ta largoni telefonin diku ku nuk mund ta arrini.