Ermal Meta rrëfen momentin prekës me të ëmën: Kam qarë për 1 javë – AlpeGossip
Ermal Meta rrëfen momentin prekës me të ëmën: Kam qarë për 1 javë

Ermal Meta rrëfen momentin prekës me të ëmën: Kam qarë për 1 javë

Këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta, dje dha një intervistë për “Vanity Fair Italy”, ku foli për karrierën e tij artistike, planet e së ardhmes, por edhe për jetën e tij personale dhe vëshirësitë që ka kaluar ndër vite.

Mbi të gjitha Ermal Meta foli në këtë intervistë edhe për marrëdhënien me babin dhe nënën e tij. Ai zbuloi se prej 28-vitesh nuk flet me babin.

“Edhe kur jetonte me ne nuk i flisja. Kam shkruar një këngë “Vietato morire”, kushe dëgjon mund t’i bëjë ca llogari si i kam punët me babain”, tha Ermali gjatë intervistës.

Marrëdhënia që ai ka me nënën është krejt ndryshe nga raporti që ndan me babin. Në kujtesën e tij është fiksuar një episode mjaft prekës me nënën e tij dhe që siç thotë nuk do ta harrojë gjithë jetën.

“Mbaj mend që kur isha 20 vjeç më ka bërë për të qarë për një javë. Doja me patjetër një tastierë elektronike, por nuk kisha mjaftueshëm para për ta blerë dhe s’ia kërkoja dot as mamit që punonte fortë. Një ditë, vij në shtëpi dhe motra më më hap derën më thotë ‘shko në dhomë’. Dhe ja ku ishte tastiera. Ime më kishte marrë lekë borxh për ta blerë. S’e preka me dorë për ditë të tëra, ndihesha në faj. Mendoja ta ktheja, i thosha vetes ‘je treguar egoist’. Sidoqoftë s’e fshija dot faktin se e doja shumë”, rrëfen i preku Ermali.