Linda Rei në shtrat LAKURIQ me një super mashkull, me muskuj e tatuazhe (FOTO) – AlpeGossip
Linda Rei në shtrat LAKURIQ me një super mashkull, me muskuj e tatuazhe (FOTO)

Linda Rei në shtrat LAKURIQ me një super mashkull, me muskuj e tatuazhe (FOTO)

Linda Rei prej kohësh është kthyer në një personazh, e cila komentohet gjatë nga mediat dhe kjo për shkak të fotove dhe videove provokuese që publikon herë pas here në profilin e saj. Ajo u bë e njohur pasi deklaroi publikisht se kishte ndryshuar gjininë dhe nga mashkull është bërë femër.

Make-up artistja që pas mbarimit të konkurrimit të saj në ‘Dance with me’ është zhvendosur në Itali ku dhe po jeton aktualisht. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe shumë herë hedh postime shumë provokuese, ku ekspozon gjoksin ose trupin. Përpara disa ditësh Linda postoi një video ku shfaqej mes dy meshkujve duke u puthur.

Mirëpo së fundmi sipas një fotoje të siguruar nga Revista ‘Story’ ajo i ka habitur të gjithë ndjekësit e saj teksa ka publikuar mbrëmjen e djeshme një foto ku shfaqet tërësisht e zhveshur në shtrat dhe pranë saj qëndronte një mashkull i cili ishte nudo. Por mesa duket make-up artistja është penduar dhe fotoja është zhdukur nga profili i saj.