Alketa Vejsiu flet për fustanin e VITIT: Nëse do të bëja dasmë sërish, do vishja vetëm atë… (FOTO) – AlpeGossip
Alketa Vejsiu flet për fustanin e VITIT: Nëse do të bëja dasmë sërish, do vishja vetëm atë… (FOTO)

Alketa Vejsiu flet për fustanin e VITIT: Nëse do të bëja dasmë sërish, do vishja vetëm atë… (FOTO)

Alketa Vejsiu ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Rudina” në televizionin “Klan”, ku foli për tendecat e fustaneve të nusërisë për këtë sezon.

Moderatorja e emisionit Rudina Magjistari nuk la pa përmendur edhe dasmën mbretërore mes Princit Harry dhe Meghan Markle.

E pyetur nëse i pëlqeu zgjedhja e Dukeshës së re për fustanin e bardhë, Alketa Vejsiu na befasoi me përgjigjen e saj.

“Nëse do të vishesha sërish me të bardha do të kisha zgjedhur pikërisht fustanin e Meghan Markle. Ai ishte shumë i bukur, materiali saten që derdhej në trup dhe çdo detaj tjetër e bënte të dukej shumë fin”,- tregoi moderatorja shqiptare për fustanin e Meghan Markle, që e mbajti veshur gjatë ceremonisë në kishë, në dasmën mbretërore që u organizua në muajin maj.