Pasi Roberti tha se s’do ta shohë me sy, Tuna “LË” Patrisin dhe largohet nga vendi (FOTO) – AlpeGossip
Pasi Roberti tha se s’do ta shohë me sy, Tuna “LË” Patrisin dhe largohet nga vendi (FOTO)

Pasi Roberti tha se s’do ta shohë me sy, Tuna “LË” Patrisin dhe largohet nga vendi (FOTO)

Deklarata e Robert Berishës për kunatën e tij, Tuna ka qenë në qendër të vëmendjes këto ditë. Roberti i ftuar tek “Rudina” tha se nuk do ta takojë më Tunën. “Me Tunën as nuk dua që të takohemi. Nuk e di, për Patrisin dhe Tianin edhe jetën e jap. Të mbarojnë një herë e mirë këto thashetheme, Nora me asnjë artist në estradën shqiptare nuk ka pas problem. Tuna është ajo që me krejt estradën ka problem. Të gjithë janë gabim vetëm ajo e ka mirë. Unë i kërkoj falje Patrisit që nuk ishim në ditëlindjen e Tian dhe nuk do kemi mundësi të shkojmë në asnjë ditëlindje të familjes së tij, për shkak të Tunës”, tha Roberti.

Tuna nuk ka reaguar pas këtyre deklaratave të Robertit dhe as bashkëshorti i saj Patrisi. Madje ky i fundit shkon shumë mirë me vëllain e tij. “Prive” shkruan se dy vëllezërit janë parë sot në një kafe në Prishtinë.

Ndërsa Tuna nuk ndodhet në Kosovë, por ka shkuar në vendlindjen e saj, Maqedoni. Ajo ka postuar një foto ku tregon se po shijon një terapi masazhi për t’u relaksuar.