Gjendet e vdekur në apartamentin e saj stilistja e famshme. Dyshohet se… – AlpeGossip
Gjendet e vdekur në apartamentin e saj stilistja e famshme. Dyshohet se…

Gjendet e vdekur në apartamentin e saj stilistja e famshme. Dyshohet se…

Stilistja me famë botërore, Kate Spade është gjetur e pajetë në apartamentin e saj në New York.

Nga të dhënat e para dyshohet se është vetëvrarë.

Sipas TMZ, Burimet e policisë kanë konfirmuar se trupi i Kate është gjetur në orën 10:20 të mëngjesit në shtëpinë e saj në Park Avenue.

Ikona e modës ka varur vetën me një shall në dhomën e saj të gjumit. Ishte ndihmësja, e cila e gjeti të varur 55-vjeçaren ndërkohë që bashkëshorti i saj ndodhej në shtëpi.

Përpara se të vdiste, stilistja e famshme kishte lënë një shënim për familjarët e saj, bashkëshortin Andy dhe vajzën e tyre 13-vjeçare.

Kush ishte Kate!

Kate filloi punën e saj në vitet ”80 në revistën”Mademoiselle” në Manhattan.

Ajo dhe bashkëshorti i saj Andy janë njohur në Universitetin Shtetëror të Arizonës dhe më pas nisën të punojnë në një dyqan veshjesh.

Stilistja e njohur, e cila u bë e famshme me dizajnimin e kuletave e portofoleve, biznes ky që e ngritën së bashku, me bashkëshortin në vitin 1993. Kate dhe Andy u martuan në vitin 1994.

Kate shiti kompaninë e saj në vitin 2007 dhe mori pak kohë për të rritur vajzën e saj, por u kthye në biznes në 2016 duke nisur një markë të re të modës të quajtur Frances Valentine, me emrin e vajzës së saj, e cila tani është 13 vjeç.

Kate ishte 55 vjeç./Përgatiti AlpeNews.al/