Gerta e BB i quajti ku*va, Dasara i kthehet: E ke mamin pastruese për vete, ku të më doj tr*pi do… (FOTO) – AlpeGossip
Gerta e BB i quajti ku*va, Dasara i kthehet: E ke mamin pastruese për vete, ku të më doj tr*pi do… (FOTO)

Gerta e BB i quajti ku*va, Dasara i kthehet: E ke mamin pastruese për vete, ku të më doj tr*pi do… (FOTO)

Nëse keni qenë aktivë këto minutat e fundit në rrjete sociale, me shumë mundësi e keni vënë re se gazetaret Dasara Karaiskaj dhe Roza Lati janë shprehur kundër atyre që ofendojnë në rrjet dhe portaleve që disinformojnë publikun duke përdorur video të kaluara. E nëse nuk keni kuptuar ende gjë, jemi këtu për t’ju shpjeguar gjithçka.

Si fillim, Roza ka qenë e ftuar në emisionin e Dasarës rreth një vit më parë dhe gjatë kohës që ato kanë qenë duke xhiruar intervistën, një pastruese ka kaluar duke pastruar aty pa e vrarë hiç mendjen që vajzat ishin duke xhiruar. Kjo video, ku vajzat kalojnë këtë situatë me shaka e kanë publikuar pas një viti disa faqe ‘meme’-sh dhe e kanë konvertuar këtë moment në lajm.

Video ka marr komente shumë negative.

Pjesë e komentuesve është bërë edhe ish banorja e “Big Brother”, Gerta e cila në një status në Facebook shkruan:

“Ok jam dakord që të bëhet shaka me dikë, kur personin e njef ose nuk është i pranishëm aty dhe thua diçka qoftë dhe e papërshtatshme, por të tallin në sy një grua që në moshë është mamaja tyre e ta qeshin në fytyrë nuk është normale. Nëse i bezdisi kjo grua e ju prishi silikonin e bukur para kameres, të ishin çuar tja kishin marrë fshesën nga dora e ta pastronin vetë vendin më shpejtë! Këto janë ato që unë i quaj me të vërtetë k*rva! Vafshi në djallë të dyja!” – ka qenë reagimi i fortë i saj.

Menjëherë më pas, lidhur me statusin e Gertës por edhe komentesve të tjerë, ka reaguar Dasara në Facebook, ku shkruan:

“Unë mendoj që kjo e i ndinjuara e ka mamin pastruese per vete prandaj. Në kushte të tjera, në vende të tjera të botës nuk ka pastruese aq injorante (sepse puna është ndër dhe lavdi, por injoranca jo) të të dali para kameras ndërkohë që ti je duke zhvilluar një intervistë.
Nderisa kjo halja me inicialet joq, shpejt u kujtua të bëj lajm. P. S. Meqenëse këtu tek ne injoranca ka çuar tek malet vetëm halet, ndjehem e detyruar të sqaroj një detaj aq elementar, nuk jam tallur me profesionin e saj…. Ama do tallem e do qesh vazhdimisht me injorancën e këtij vendi që nuk njeh as A e normave të sjelljes…. Pra: Po zhvillojmë një intervistë, ku trapin (trapi është mjet lundrues dhe jo fjalë e pisët) me del përpara kameras, o idiote” – ka përfunduar Dasara.