Alketa zbulon detajet e sezonit të ri televiziv! Ky është emisioni që do të na… – AlpeGossip
Alketa zbulon detajet e sezonit të ri televiziv! Ky është emisioni që do të na…

Alketa zbulon detajet e sezonit të ri televiziv! Ky është emisioni që do të na…

Emisioni “Në Kurthin e Piter Pan” transmetoi mbrëmjen e djeshme puntatën e fundit, ku të ftuar ishin këngëtari shqiptar Ermal Meta dhe bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama.

E ftuar në emisionin “Rudina”, moderatorja Alketa Vejsiu tregoi se do e marë malli shumë për të vegjëlit e Piter Pan.

Vejsiu dha lajmin se kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri televiziv, përgjatë së cilit do të shfaqen tre produksione nën kujdesin e Alketa Vejsiut dhe Vera Grabockës. Fillimisht do të rikthehet formati i kërcimit “Dancing With Me”, ku artistët shqiptarë do të sfidohen në zhanerin e kërcimit.

Pas suksesit të emisionit “Në Kurthin e Piter Pan”, padyshim që do ta risjellin këtë format në ekran, por këtë herë me vogëlushë të rinj.

Surpriza e sezonit të ri do të jetë emisioni “Celebrity Farm” apo e quajtur ndryshe “Ferma” ku do të qëndrojnë personazhe të famshme për të bërë punët e fshatit. 15 personazhe të njohur, do të provojnë veten duke jetuar në një fermë dhe duke luftuar per një çmim të majmë.