NUK KUJDESET PËR TË BIRIN, POR I JEP PARA TË DASHURËS DHE FËMIJËS SË SAJ? Akuzat e rënda për reperin shqiptar – AlpeGossip
NUK KUJDESET PËR TË BIRIN, POR I JEP PARA TË DASHURËS DHE FËMIJËS SË SAJ? Akuzat e rënda për reperin shqiptar

NUK KUJDESET PËR TË BIRIN, POR I JEP PARA TË DASHURËS DHE FËMIJËS SË SAJ? Akuzat e rënda për reperin shqiptar

Reperi i njohur, Majk, i dha fund lidhjes me partneren e tij, Majlinda Zeka, në kohën kur ajo ishte shtatzënë. Pavarësisht se çifti u pa shpesh bashkë gjatë asaj periudhe apo edhe më vonë kur Roan erdhi në jetë, secili vazhdoi jetën të ndarë.

Majk pranoi atësinë e djalit të tij me Majlindën, ndërsa kur e viziton nuk ngurron që të publikojë foto me të. Por veç dhuratave që blen për të, Majk duket se nuk kujdeset për Roan nga ana financiare. Rreth 3 vite më parë, Majlinda u pyet nga një ndjekës në “Instagram”:

“A kujdeset financiarisht babai i Roanit për djalin e tij? P.S. Je nënë perfekte dhe moderne”.

Nuk paguan për të birin, por i jep para të dashurës dhe

Mjalinda u përgjigj shkurt: “Jo nuk kujdeset”

Ndërkohë, fansat janë të shqetësuar që diçka e tillë vazhdon të ndodhë. Në faqen e vogëlushit Roan në “Instagram”, në fotot e vjetra që ai ka me të atin, Majk, komentuesit shprehen të nxehur me reperin, pasi ai nuk paguan ende detyrimet ekonomike që i përkasin për rritjen e të miturit.

Nuk paguan për të birin, por i jep para të dashurës dhe

Vlen për t’u përmendur se përpos karrierës ku me të vërtetë është shumë i suksesshëm, Majk shpesh është bërë kryefjalë e portaleve për jetën e tij private. Gjithmonë është komentuar për vajza të ndryshme me të cilat ai mund të ketë qenë në një lidhje.

Nuk paguan për të birin, por i jep para të dashurës dhe

Në fotot dhe mesazhet që kanë mbërritur vetëm pak më parë në redaksinë e TAR, Majk akuzohet se jo vetëm që nuk paguan për rritjen e djalit të tij të mitur, por përkundrazi ai është në një lidhje me një grua, të cilën e ndihmon ekonomikisht në rritjen e fëmijës së saj.