“DO BËJMË VIDEOKLIPIN…”/ Nuk ndalet Luizi, edhe këtë e bëri për Kiarën – AlpeGossip
“DO BËJMË VIDEOKLIPIN…”/ Nuk ndalet Luizi, edhe këtë e bëri për Kiarën

“DO BËJMË VIDEOKLIPIN…”/ Nuk ndalet Luizi, edhe këtë e bëri për Kiarën

Luizi vazhdon të marrë vëmendjen edhe pse Big Brother ka mbaruar. E këtë herë këngëtari po komentohet për këngën e tij më të re që sërish do jetë dedikim për Kiarën.

“Kiara”, kështu do të jetë tituli i këngës më të re të Luiz Ejllit. Titulli i këngës është bërë i ditur nga regjisori Xhulian Shabani nëpërmjet një postimi në Facebook, i cili do të merret me regjinë e videoklipit të Luizit.

“Kthehem me një pikënisje e më të fortë se më parë! Regjia ime, së bashku me ekipin tim te SynopsisAds do bëjm video klipin e Luiz Ejli, për këngën “Kiara”. Kjo është një kënaqësi e madhe për mua, sepse tregon se vlerat e një artisti nuk vdesin kurrë, por ushqehen nga puna e palodhshme dhe angazhimi i ekipit të talentuar!”, ka shkruar regjisori në Facebook.