Vala e të nxehtit po u jep burrave atë që quhet “penis-vere”, të paktën kështu pretendojnë ata vetë.
Një studiues u drejtoi burrave në një platformë online nëse edhe ata kishin rritje të organit gjenital gjatë muajve të verës.
Dhe për habinë e tij, një “lumë” komentuesish pohonin se temperaturat e larta bënin që organi i tyre gjenital të rritej në madhësi, madje sipas tyre edhe gjatë aktit seksual rezultatet ishin më të mira.
Sa i përket kësaj çështjeje, doktorët pohojnë se “penisi i verës” ekziston. Sipas tyre kjo vjen pasi djersitja dhe pirja e sasive të mëdha të ujit i bën organet seksuale të meshkujve të duken më të fryrë.
Dr Dudley Danoff, beson se temperaturat e nxehta, i bëjnë enët e gjakut të zgjerohet dhe penisi të ‘fryhet’.
Ai shton me shaka:
Ka një arsye pse njerëzit nuk shkojnë për muaj mjalti në Polin e Veriut”.