Ivanka Trump “Injorohet” pas komentit që la në foton e kunatës së re në Instagram – AlpeGossip
Ivanka Trump “Injorohet” pas komentit që la në foton e kunatës së re në Instagram

Ivanka Trump “Injorohet” pas komentit që la në foton e kunatës së re në Instagram

Ivanka Trump është shumë e emocionuar – e bekuar madje – për të motrën. Jo s’e kemi fjalën për Tiffany-n. Ivanka u bë me motër të re.

Pas gjashtë vitesh lidhje, Joshua Kushner, vëllai i Jared Kushner, i propozoi të dashurës së tij supermodele, Karlie Kloss me një unazë gjigande. Natyrshëm, Karlie iu drejtua Instagramit për të bërë lajmin publik. “Mezi pres të kalojmë përjetësinë bashkë,” shkruajti ajo.

Karlie s’do të jetë vetëm gruaja e Kushner, por edhe kunata e Ivanka-s, që është shumë e lumtur për fejesën.

“Shumë, shumë e lumtur për ty dhe Josh-in!” shkruajti Ivanka nën foton e fejesës së Karlie-t. “Ndihem e bekuar që të kam motër Karlie dhe mezi pres të kalojmë dekada të tëra me kujtime të lumtura që do t’i krijojmë si familje bashkë!”

Pse është i sikletshëm ky koment? Karlie as e ka pëlqyer, as i ka kthyer përgjigje. Oops.