Çfarë ka ndodhur mes Roza Latit dhe Luana Vjollcës? Mësoni detajet e sherrit që nuk u bë publik – AlpeGossip
Çfarë ka ndodhur mes Roza Latit dhe Luana Vjollcës? Mësoni detajet e sherrit që nuk u bë publik

Çfarë ka ndodhur mes Roza Latit dhe Luana Vjollcës? Mësoni detajet e sherrit që nuk u bë publik

E ftuar dje në “Thumb”, Roza Lati ka zbuluar se dikur ka pasur një përplasje me Luanën, sherr i cili nuk është bërë mediatik. Bëhet fjalë për dy vite më parë kur Roza ishte e ftuar në “E diell” për të folur për idhullin e saj, Marilyn Monroe.

“Tani ti kur e fton personazhin të çmendur pas Marilyn Monroe, më veshin mua si Marilyn Monroe, marrin 5 modele si Marilyn Monroe dhe ti para se të ndizet kamera shan Marilyn Monroe, e shau, tha një llaf kështu…Më iku truri mua”

“Ia ktheva Luanës, siç unë di ta kthej. Mua më thanë edhe stafi që Luana nuk ta tha me të keq. I thashë ‘Po ti shan atë? Për ça kam ardhur unë këtu?’ Por kur e fton tjetrin për personazhin e t’ja shash, ça pret ti?”, u shpreh Roza.

E pyetur nëse flet sot me Luanën, Roza tha se nuk kanë rastisur të përballen, por nëse ndodh do t’i buzëqeshë