Çifti më i njohur i estradës shqiptare, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi, më 10 shtator të vitit të kaluar kurorëzuan dashurinë dhe marrëdhënien e tyre me martesë. Dasma madhështore ishte kryefjala e mediave për një kohë të gjatë dhe fotot e tyre po qarkullonin ngado.
Çifti vazhdimisht postonte foto së bashku duke shijuar ditët pas dasmës dhe muajin e tyre të mjaltit, mirëpo u bënë pothuajse dy muaj që ata të dy nuk i shohim më bashkë. Fotot e fundit të publikuara nga çifti datojnë që në pushimet e fundit së bashku në Zvicër, teksa bënin ski dhe shijonin dëborën.
Ende nuk dihen arsyet e kësaj ‘zhdukjeje’ nga sytë e publikut, megjithatë ditën e sotme ata janë rikthyer përsëri me një foto së bashku. Ghetto ka postuar në ‘Instastoryn’ e tij një foto ku shfaqet në makinë me bashkëshorten bukuroshe në krah, duke shuar kështu kuriozitetin e fansave se ç’po ndodh së fundmi me çiftin.