NË MALDIVE APO TOSKANA? Ku duhet ta kaloni muajin e mjaltit sipas shenjave të horoskopit – AlpeGossip
NË MALDIVE APO TOSKANA? Ku duhet ta kaloni muajin e mjaltit sipas shenjave të horoskopit

NË MALDIVE APO TOSKANA? Ku duhet ta kaloni muajin e mjaltit sipas shenjave të horoskopit

Dashi – Maldive

Për aventurierin dhe pasionarin Dash të shkojë për muaj mjalti në Maldive është një ëndërr që bëhet realitet, sepse mund të shmangë që të përzihet me turmat e turistëve dhe në të njejtën kohë të vihet në prove (dhe të sfidoje partnerin) në aktivitete stimuluese që në fund të ditës do ta bëjnë të lumtur.

 

Demi – Toskana

Duke dashuruar kënaqësite e jetës, ndër të cilat ushqimin e mirë, Demi nuk mund ta bëjë vend tjetër muajin e mjaltit veçse në Toskana, ndoshta duke marre me qera një vilë të bukur mbi kodra, ku privatësia dhe romanticizmi janë të garantuara dhe duke e plotësuar udhëtimin e degustime verërash dhe kurse gatimi.

 

Binjakët – Pragë

Duke dashur të jetë gjithmonë në levizje, një person nga Binjakët do të kënaqet shumë duke kaluar muajin e mjaltit duke shëtitur në ndonjë qytet europian. Dhe në këtë rast Praga, Budapesti ose Viena do të ishin destinacione të përkryera.

Gaforrja – Ishujt Galapagos

Gaforrja është e lumtur në çdo vend që është afër detit dhe ku mund të eksploroje dhe në këtë rast Ishujt Galapagos do të ishin destinacioni ideal për muajin e mjaltit sepse ofrojnë aktivitete te ndryshme midis oqeanit dhe natyrës.

Luani – Dubai

Luani adhuron çdo gjë që ndriçon luks, kështu që Dubai është destinacioni i detyrueshëm për muajin e mjaltit, sepse midis hoteleve eksluzive dhe restoranteve më të mire, këtu mund të ndiehet si Mbret. Dhe jeta e natës plot gjallëri e qyteti është ideale për t’i dhënë hapësire shpirtit festues të kësaj shenje.

Virgjeresha – Hawaii

Gjithmonë simbol i perfeksionit, Haëaii nuk mund të jenë veçse destinacioni i duhur për muajin e mjaltit të Virgjereshës që si perfeskioniste dhe e dashuruar pas aventures siç është, këtu do te gjejë gërshëtimin e e duhur të plazheve piktoreske, kulturës, gastronomise dhe sportit.

Peshorja – Tulum (Meksike)

Për një person të Peshores ekuilibri dhe harmonia janë pikat kryesore të një lidhjeje dhe Tulum në Meksike i përputhet në mënyre perfekte kësaj nevoje të dyfishtë sepse është relaksuese, romantike dhe ofron eksperienca të panumërta në çift, nga yoga ne plazh në agim deri tek degustimet e tquila-s.

Akrepi – Krete (Greqi)

Përkundrejt kohëve moderne ku pa lidhje interneti të vazhdueshme shumë ndihen si të humbur, Akrepi arrin të rezistojë pa rrjete sociale ose smartphone; gjë që shpjegon se përse Kreta, ishulli më privat dhe i veçuar në Greqi, është destinacioni i duhur për muajin e mjaltit.

Shigjetari – Filipine

I tërhequr nga çdo gjë që ka të bëjë me kulturen dhe njohuritë, Shigjetari do të gjejë në Filipine destinacionin ideal për një muaj mjalti nën shenjën e aventures dhe të aktivitetit sportiv, i rrethuar nga një natyrë e pandotur.

Bricjapi – Afrikë

Planifikues deri në ekzagjeri, i dashuruar pas komandimit ashtu si dhe të luksit dhe rehatisë, Bricjapi do të gjeje perfeksionin e tij në muaj mjalti duke bërë një safari ne Afriken e Jugut ose në Kenia, ku zakonisht ndiqet një program i përpikte ditor, por mund të kalohet edhe kohë vetëm. Për pjesën e dytë të pushimeve, destinacioni i duhur jane ishujt Seychelles të cilat ofrojnë plazhe të bardha bore, ujëra të kristalta dhe shumë vende natyrore.

Ujori – Alpet Zvicerane

Aventurë dhe njohuri të reja ecin krahë për krahë me Ujorin, kështu që Alpet zvicerane janë destinacioni ideal për të plotësuar këto dëshira për të renë, sepse sipas stineve, është e mundur të zgjedh midis aktiviteteve të shumta, duke mos rrezikuar të mërzitet kurrë.

Peshqit –Tajlandë

Edhe gjatë muajit të mjaltit peshqit janë në kërkim të ujit dhe romaticizmit, e gjitha e gërshetuar me pak kuriozitet dhe aventure; ja përse duhet të shkojnë në Tajlande, ku mund të plotësojne këto nevojat e tyre parësore, duke zgjedhur midis një shëtitje në ujëvare pak larg nga Chiang Mai ose në shëtitje në barkë midis ishujve Phuket