POSTOI FOTO ME KIARËN/ Fituesi i “Big Brother Kanada” ka diçka për t’i thënë Luizit – AlpeGossip
POSTOI FOTO ME KIARËN/ Fituesi i “Big Brother Kanada” ka diçka për t’i thënë Luizit

POSTOI FOTO ME KIARËN/ Fituesi i “Big Brother Kanada” ka diçka për t’i thënë Luizit

Luiz Ejlli për muaj të tërë u konsiderua si fenomen në lojën e “Big Brother Vip Albania 2”. Këngëtari nga Shkodra ishte kryefjala e edicionit të dytë të këtij reality show duke u shpallur fitues pas disa muajsh izolimi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Pas daljes së tij nga shtëpia më e famshme, këngëtari është bërë mjaft aktiv nëpër koncerte dhe me projekte të reja muzikore, teksa është dhe aktori kryesor në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”.

 

 

Por jo vetëm kaq, pasi ai është bërë edhe mjaft aktiv në rrjetet sociale. Në profilin e tij në “Instagram”, Luizi ndan me mijëra ndjekësit foto e video të ndryshme nga përditshmëria.

Postoi foton me Kiarën, fituesi i “Big Brother Kanada” ka

Një ditë më parë ai ka publikuar një fotografi ku shfaqet së bashku me partneren e tij, Kiara Tito. Që të dy shfaqen të veshur shumë elegantë dhe të kuruar në çdo detaj.

Këngëtari nuk ka shkruar asgjë bashkëngjitur me imazhin në fjalë, por sigurisht që pëlqimet dhe komentet kanë qenë të shumta. Madje një koment ka marrë menjëherë vëmendjen e të gjithëve.

Është fjala për komentin e fituesit të “Big Brother Kanada”, Kevin Jacobs, i cili shkruan:

“Ekipi im i preferuar ?: Pittsburgh Steelers. Ngjyrat e tyre? E zezë dhe verdhë! Çift i bukur!”.

Postoi foton me Kiarën, fituesi i “Big Brother Kanada” ka

Kujtojmë se Jacobs u bë i njohur në vendin tonë pasi Luizi e përmendi brenda shtëpisë së BB VIP. Kevin me të mësuar mbi Ejllin dhe famën e tij, u shndërrua në një ndër fansat më të flaktë të këngëtarit gjatë lojës së BBV