KRISTI MOHOI LIDHJEN MES TYRE/ Por çfarë thotë Dea: Nuk e di pse… – AlpeGossip
KRISTI MOHOI LIDHJEN MES TYRE/ Por çfarë thotë Dea: Nuk e di pse…

KRISTI MOHOI LIDHJEN MES TYRE/ Por çfarë thotë Dea: Nuk e di pse…

Kristi përmes një postimi i dha fund thashethemeve për një romancë të fshehur me Dea Mishel. Ai tha se me Dean kanë një miqësi të sinqertë dhe pranoi se është në lidhje me një tjetër person.

“Thjesht për të pastruar thashethemet. Unë dhe Dea nuk jemi çift, ne jemi miq që respektojmë njëri-tjetrin dhe kënaqemi kur jemi bashkë. Ne u takuam në vendin më të çuditshëm dhe ndihmuam njëri tjetrin kur kohet bëheshin të vështira. Miqesi dhe respekt të pastër mes nesh. Unë kam një marrëdhënie me dikë tjetër. Faleminderit. Dea vazhdo shkëlqe”, shkroi Kristi.

Po Dea ç’thotë? Ajo reagoi me një postim duke konfirmuar qëndrimin e Kristit.  Dea thotë se Krisit deri tani i ka qëndruar fjalës edhe jashtë shtëpisë së Big Brother, duke treguar integritet.

“Nuk e di pse duhet ta shpjegojmë këtë do herë që postojmë diçka apo dalim bashkë. Disa njerëz sillen sikur nuk kanë miq të gjinisë tjetër. Ne u takuam në rrethana që unë nuk e mendoja që do krijoja një miqësi të vërtetë, sidomos për faktin që jam shumë përzgjedhëse me njerëzit që kam në jetën time. Në atë botë të çuditshme për probleme që tani me duken te vogla, po atëherë më përfshinin plotësisht, Kristi ka qenë disa herë i vetmi njeri që më ka qëndruar afër dhe unë këtë nuk do e harroj kurrë. Edhe jashtë i ka qëndruar fjalës së tij, pavarësisht lëmshit mediatik, duke treguar integritet”, shkruan Dea.

Kristi mohoi lidhjen mes tyre, por çfarë thotë Dea