“TI MËSOHESH QË GJËRAT I KE KAQ LEHTË POR…”/ Rrëfimi i Lori Hoxhës për përfitimet dhe vështirësitë e të qenurit “goca e Tanit” – AlpeGossip
“TI MËSOHESH QË GJËRAT I KE KAQ LEHTË POR…”/ Rrëfimi i Lori Hoxhës për përfitimet dhe vështirësitë e të qenurit “goca e Tanit”

“TI MËSOHESH QË GJËRAT I KE KAQ LEHTË POR…”/ Rrëfimi i Lori Hoxhës për përfitimet dhe vështirësitë e të qenurit “goca e Tanit”

E ftuar në “Dilema Sociale” me Eno Popin në Top Albania Radio, Lori Hoxha foli ndër të tjera për krijimin e një identiteti të sajin, i cili jo domosdoshmërisht i referohet mbiemrin.

Lori, e cila prezantoi edhe bashkëpunimin e saj me markën e veshjeve Cohl’s, u ndal edhe te përfitimet dhe vështirësitë e të qenurit “vajza e Dritan Hoxhës”.

A e ke gjetur Lori balancën?

“Jo, akoma nuk e kam gjetur balancën. Kjo ka qenë një nga vështirësitë e mia më të mëdhaja të viteve të fundit dhe ndonjëherë më vinte në siklet ta thoja, por është privilegj shumë i madh. Ta nisim që këtu: Jam shumë me fat. Mbiemri që kam, trashëgimia që mbart, domethënë është e gjitha një krenari shumë e madhe për mua, por është gjithashtu një presion shumë i madh. Duket shaka, por gjithmonë kam dashur që po aq sa të jem krenare për mbiemrin dhe vajza e kujt jam, po aq dua t’i largohem dhe të jem unë. Unë e di që unë ndihem si Lori tani. Nuk më thonë më ‘goca e Tanit’, ‘pronarja e Topit’. Jam Lori, kam pasur eksperiencat e mia. Por megjithatë atë [emrin] e mbaj nga mbrapa, se s’kam ku ta çoj.”

A mendon se do ta kishte më të vështirë sikur të mos i kishte mundësitë që ka?

“Sigurisht. Në fakt, këtë bisedë po bëja sot me dikë dhe po i thoja që ka pasur shumë benefite jeta ime, të cilat unë nuk i kuptoj që janë benefite deri në momentin që më duhet të vihem në pozicionin ku nuk i kam këto benefite. Unë mendoj që benefitet nuk të ndihmojnë aq shumë në rritjen personale, të ndihmojnë të kesh një jetë më të lehtë, por në gjendjen tënde emocionale dhe personale, thjesht ta bëjnë më të vështirë. Ti mësohesh që gjërat i ke kaq lehtë dhe kur një gjë bëhet e vështirë, ke vështirësi.”

Kur prishet balanca e saj?

“Kur ty të duhet të jesh vetvetja ose kur do të bësh diçka që mendon se duhet ta bësh kështu, por në plan afatgjatë dëmton biznesin. Unë e nisa Instagramin dhe jetën time publike shumë herët dhe mendoja se mund të bëja çfarë të doja dhe nuk ishte problem. Mendoja që kjo nuk do ndikonte te familja ime, por më vonë u bë një cirk. Jeta ime u përfshi te biznesi i familjes. Përfliteshim nëpër media për çështje që nuk kishin lidhje fare me jetën time.”

Pse zgjodhi të ishte publike?

“[Fëmijët e familjeve të njohura që kanë zgjedhur të mos jenë publikë] ndoshta mirë bëjnë. Unë këtë jetë bëj, se e ndaj me publikun ose jo, kjo është zgjedhje personale. Por në një moment kur bizneset e familjes sime janë në vëmendje të publikut, ne dëmtohemi sepse unë jam kaq publike. Në momente kur është dashur të bëhet keq mediatikisht, kanë patur një fytyrë për t’i dhënë. Kur duhej të sulmohej ose kritikohej administrimi i bizneseve, unë kisha një fytyrë, fëmijët e Vjollcës kishin një fytyrë. Kjo ka qenë situata kur unë jam larguar nga rrjetet sociale. Në sipërfaqe mund të dukej se isha larguar për arsye të vogla. Në disa raste u përfol se u largova për një ndërhyrje në fytyrë, ndërkohë që unë largohesha për arsye komplet madhore që ishin më thelbësore se thjesht një acid hialuronik te buzët.”

A ka dashur t’i largohet vëmendjes publike? A ndihet fajtore?

“Shumë shpesh e bëjmë këtë bisedë, sidomos me motrat dhe mamin. [Por ka një moment kur ndërroj mendje] sepse unë kam një biznes të pastër, familja ime bën punën e saj dhe fundja unë po jetoj jetën time pa ndikuar keq te askush. Nuk pretendoj të jem shembull i mirë, por nuk mendoj se jam as shembull i keq. Unë këtë jetë kam, këtë jetë bëj. Bizneset e mia nuk kanë lidhje fare me jetën time personale. Do të ishin të tilla edhe nëse unë s’do isha në Instagram.”