DUHET TA DINI/ 6 arsye që zbulojnë përse periodat po ju vonohen – AlpeGossip
DUHET TA DINI/ 6 arsye që zbulojnë përse periodat po ju vonohen

DUHET TA DINI/ 6 arsye që zbulojnë përse periodat po ju vonohen

Vonesa e ciklit menstrual mund të shkaktojë stres, veçanërisht tek femrat, të cilat kanë cikël të rregullt. Menjëherë ato mendojnë për një shtatzëni të mundshme, pasi kjo është arsyeja më popullore. Megjithatë jo vetëm shtatzënia ndikon në vonesën e ciklit. “Your Tango” ju rendit 6 arsyet më të zakonshme.

1.Stresi

Stresi i vazhdueshëm për një kohë të gjatë mund të ndikojë në ciklin menstrual të femrës, duke e bërë atë më të gjatë apo më të shkurtër se zakonisht, apo në raste specifike të ndalojë këtë proces tërësisht për një muaj apo dy.

Disa femra tregojnë se përjetojnë dhimbje të fundbarkut të mëdha gjatë ciklit, kur përjetojnë stresin në të njëjtën kohë.

2.Perimenopauza

Mosha mesatare kur menopauza shfaqet tek femrat është 52 vjeç, atëherë kur femra nuk ka pasur ciklin menstrual për të paktën 12 muaj. Shumë femra përjetojnë simptome të hershme të menopauzës 10 deri në 15 vite përpara saj.

Kjo është e njohur si Perimenopauza, dhe sigurisht që bën pjesë në këtë listë, për arsyen se ajo shkakton çrregullim të estrogjenit duke ndikuar automatikisht edhe në ciklin menstrual.

3.Humbja e peshës

Humbja e dukshme e peshës apo stërvitjet intensive, gjithashtu ndikojnë në rregullat e ciklit. Të qenurit me peshë të vogël apo sasia e ulët e yndyrës në trup, ndryshojnë nivelin e hormoneve, duke i ulur ato në nivele të cilat ovulimi dhe menstruacionet nuk mund të ndodhin.

4.Obeziteti

Njëlloj si humbja e peshës, edhe mbipesha ndikon në ciklin tuaj. Në rastet kur faktori i kësaj dukurie është obeziteti, do të thotë se femra ka një gjendje shëndetësore jo të mirë, prandaj vizita dhe konsulta e doktorit është mëse e nevojshme.

5.Kontraceptivët oral

Kontraceptivët i ofrojnë femrës një lloj të estrogjenit të kombinuar me progesterone për një kohë të caktuar, duke i dhënë edhe disa ditë të lira nga hormonet. Pikërisht këto ngadalësojnë edhe procesin e ovulimit, prandaj edhe cikli arrin me vonesë.

6.Çrregullimet hormonale

Disa lloje të hormoneve, siç janë prolaktini dhe hormonet tiroide, ndikojnë dukshëm në cikël.

Nëse kjo vonesë shkaktohet nga imbalanci hormonal, kjo gjë mund të vërehet me anë të analizës së gjakut. Prandaj, doktori juaj do t’iu ofrojë udhëzimin e tij nëse diçka e tillë shfaqet tek ju