Kastro Zizo përlot me dedikimin për mamanë e tij. ‘Tani kur s’je më… – AlpeGossip
Kastro Zizo përlot me dedikimin për mamanë e tij. ‘Tani kur s’je më…

Kastro Zizo përlot me dedikimin për mamanë e tij. ‘Tani kur s’je më…

Thuajse një vit më parë këngëtari i njohur Kastro Zizo humbi një njëri shumë të shtrenjtë të familjes, nënën e tij. Shpesh herë përmes postimeve në rrjetet sociale këngëtari nuk ka nguruar të shpreh mallin për mungesën e mamasë së tij.

Së fundi me një status prekës nëFacebook, Kastro i kërkon ndjesë të ëmës që sot nuk jeton më. Ai vijon më tej duke u shprehur se e ëma do të kishte 60-vjetorin të cilin nuk e arriti dot.

“Nuk mundesha te shkruaja 2 fjale per ty nene…kujtimi, pendimi, dhimbja e madhe qe kam nga mungesa jote me ben te ndihem i huaj dhe i vogel ndaj kesaj qe e quajm jete. Dje do ishe 60 vjeç…dhe ti kurre si “kape”!

Ndoshta nga miresia dhe pastertia e madhe qe kishe ne shpirt, ndoshta nga perkujdesia qe kishe ndaj meje, motres, babit dhe gjithe nipit e mbesave tua ti ike shpejt se shpejt te kerkonin aty ku je. Me lot ne sy te kujtoj cdo dite dhe ky djali i “fort” lengon si te ishte femije mungesen tende. Mbase sdo behem ai qe doje…por ne cdo sekonde do te mbaj ne shpirt. Me mungon shume mam.

Dhe dy fjale ti thashe….Tani, kur sje me! Me fal”, shkruan këngëtari në statusin shumë prekës.