Flet Arjola Shehu: Unë dhe Floriana Garo ngjajmë… (VIDEO) – AlpeGossip
Flet Arjola Shehu: Unë dhe Floriana Garo ngjajmë… (VIDEO)

Flet Arjola Shehu: Unë dhe Floriana Garo ngjajmë… (VIDEO)

Ato janë dy vajza bukuroshe të ekranit, që i krahasojnë shpeshherë me njëra-tjetrën.
Bëhet fjalë për ish moderatoren e “Jo vetëm modë”, Floriana Garo dhe prezantuesen e programit “ Kush vjen për drekë”, Arjola Shehun.

E ftuar në programin “Mos i fol shoferit”, aktorja Rudina Dembacaj e ka pyetur Shehun sepse publiku e krahason shpesh me Garon dhe ajo ka gjetur një ngjashmëri mes të dyjave.

“Për mua është thënë që do të bëja programin “Jo vetëm modë”, kur u largova nga In Tv. Por përbashkëta që kam unë me Florianën është fakti që jemi pak klasike në prezantim, por nuk shoh ndonjë lidhje tjetër”, ka thënë Arjola.