Nëse vumë re një aksesor që e përdori çdo fashioniste e njohur këtë verë ishte kapelja prek kashte!
Nuk ishte e vështirë të kuptonim me një kontroll të lehtë në Instagram, se thuajse çdo e famshme shqiptare e kishte një të tillë në fotot e plazhit.
E kemi fjalën për atë kapele prej kashte me shiritin e zi klasik që mund të kombinohet me çfarëdolloj veshjeje verore.
Kapelja jo vetëm që na mbron më së miri por kujdeset që e gjithë fytyra të jetë gjatë gjithë kohës e mbuluar dhe e shëndetshme.
Përpos pjesës pozitive për shëndetin, ajo luan dhe një rol estetik të rëndësishëm për pamjen tonë që në një farë mënyre transformon look-un 100%.
Përzgjedhja e këtij aksesori është tërësisht personale, por ky që do të shihni sot ju shkon të gjithave dhe nuk ka pikë dyshimi që mund të kombinohet me çfarëdo veshje që keni në gardërobë!
Ja sesi e kanë kombinuar vajzat e njohura shqiptare: