SHTATËZËNË PËR HERË TË TRETË? Beyonce ngre dyshimet me foton me barkun e fryrë – AlpeGossip
SHTATËZËNË PËR HERË TË TRETË?  Beyonce ngre dyshimet me foton me barkun e fryrë

SHTATËZËNË PËR HERË TË TRETË? Beyonce ngre dyshimet me foton me barkun e fryrë

Fotot e fundit nga Beyonce kanë ngritur dyshimet se këngëtarja është shtatzënë për herë të tretë. Në fotot e postuara në Instagram, Beyonce shfaqet me një fustan me kuadrata ku në sy bie barku i saj i fryrë.

Madje në njërën prej fotove Beyonce e ka fshehur barkun me duar e kjo ka shtuar edhe më shumë dyshimet.

Fansat menjëherë kanë nisur të komentojnë barkun e Beyonces. “A shihni barkun e fryrë apo vetëm unë”, shkruan një fanse. “Ajo është shtatzënë”, shkruan i bindur një tjetër. “Dizajne si ky e kamuflojnë barkun. Ajo duket shtatzënë”, shkruan edhe një tjetër fans.

Beyonce deri tani nuk ka reaguar për lajmet e shtatzënisë.

Këngëtarja po shijon pushimet në Hamptons me bashkëshortin Jay-Z , vajzën Blue Ivy, dhe binjakët Rumi dhe Sir.