Sa herë del në ekran, ai do bëjë publikun që të qeshë me lot. Florjan Binaj, aktori i njohur i humorit ka thënë në “Mos i fol shoferit” në Ora News një prej barcaletave më qesharake që ka dëgjuar ndonjëherë.
“Sheh domatja-domaten. Ishte një domate dhe sheh domaten tjetër që kërcente. Moj, i thotë, “Si hidhesh ti e nuk plas?”. “Po tha, e kam psikologjike, jam top, jam top gjithë kohës, provoje dhe ti.”
Shkon kjo, hidhet, “Jam top, jam top”. (bie)”, tregoi ai duke qeshur.