NGA BLOGERE, TANI NË AKTORE/ Si ndryshoi jeta e Sara Hoxhës pas lidhjes me Ledri Vulën – AlpeGossip
NGA BLOGERE, TANI NË AKTORE/ Si ndryshoi jeta e Sara Hoxhës pas lidhjes me Ledri Vulën

NGA BLOGERE, TANI NË AKTORE/ Si ndryshoi jeta e Sara Hoxhës pas lidhjes me Ledri Vulën

Blogerja Sara Hoxha, e cila është gjithashtu partnerja e reperit Ledri Vula, u kthye në një personazh mjaft të përfolur në rrjetet sociale dhe mediat rozë. Megjithëse ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, kurioziteti për detaje nga jeta e saj mbetet i madh, ku së fundmi Sara ka njoftuar se do të jetë pjesë e një filmi.

E njohur si blogere dhe influence në rrjetet sociale, Sara u bë emër i njohur për publikun kur u zbulua lidhja e saj me Ledrin u zbulua vite më parë, por vetë çift konfirmoi lajmet në prill të 2020. Asokohe, Ledri publikoi një foto me Sarën teksa shiheshin të përqafuar. Më pas, të dy janë shfaqur të pandarë teksa nisën bashkëjetesën në Prishtinë.

Një ‘sakrificë’ nga Sara për dashurinë pasi ajo është rritur dhe jetonte në Gjermani para se të njihte Ledrin. Në po të njëjtin vit ata njoftuan se do bëhen prindër për herë të parë. Ku në dhjetor të 2020, çifti mirëpriti në jetë një vajzë që i vendosën emrin e veçantë Poem Blu.-1

Pas ardhjes në jetë të vajzës dhe zhvendosja në Kosovë, Sara është bërë pjesë dhe e televizionit ku mori pjesë në spektaklin ‘Dancing With the Stars”, ku dhe u shpall fituese dhe rrëmbeu kupën si balerina më e mirë.

Vetëm disa muaj më vonë, Sara ka vendosur që të përfshihet dhe ne aktrim, ku do të bëhet pjesë e filmit “Në kuadër të dashurisë”, duke e sprovuar veten në rolin e saj të parë në projektet kinematografik.