Teksa bënte xhiro në lagje, Kim Kardashian prezantoi koleksionin e ri të veshjeve të Kanye-s dhe jemi pa fjalë – AlpeGossip
Teksa bënte xhiro në lagje, Kim Kardashian prezantoi koleksionin e ri të veshjeve të Kanye-s dhe jemi pa fjalë

Teksa bënte xhiro në lagje, Kim Kardashian prezantoi koleksionin e ri të veshjeve të Kanye-s dhe jemi pa fjalë

Ajo është një ndër yjet më të mëdhenj në botë, por Kim Kardashian zgjodhi një mënyrë të shkëlqyer për të prezantuar koleksionin e ri të veshjeve të bashkëshortit të saj, Kanye West.

37-vjeçarja u fotografua me një veshje të argjendtë, ndërsa ishte jashtë zyrave të familjes në Calabasas të Kalifornisë ditën e martë.

Megjithëse ylli i internetit ishte e kuruar deri në detaje, më shumë vëmendje tërhoqën çizmet e saj ta gjata, të cilat ishin të bëra me një material reflektues.

Me këtë veshje Kim sapo na prezantoi me koleksionin më të ri të Kanye-s. Ajo kishte veshur një palë pantallona të shkurtra biçikletash ngjyrë argjendi, të cilat puthiteshin në kofshët e saj. Ndërsa sipër kishte veshur një xhup ngjyrë gri të errët.

 

Kësaj radhe Kim kishte vendosur që flokët e saj të gjatë t’i linte të lëshuara, ndërsa në sy binte veshja e saj reflektuese.

Mirëpo kjo nuk ishte veshja e vetme që Kim na prezantoi. Ajo u shfaq e veshur me tri veshje të ndryshme duke i bërë reklamën më të mirë koleksionit të bashkëshortit të saj.

 

Një ndër zgjedhjet e Kim ishte një veshje e kaltër, me një bluzë të shkurtër me mëngë të gjata, pantallona me shtrat të lartë dhe çizme të gjata.

Gjithashtu Kim u shfaq edhe me një veshje të kuqe të ndritshme që puthitej pas trupit të saj dhe me një palë streçe ngjyrë argjend të errët poshtë saj. Kim kishte zgjedhur edhe një palë çizme të shkurtra që përfundonin tek kyçi i këmbës.

Përfundimisht Kim shkëlqeu më shumë teksa u shfaq e veshur me një kostum portokalli neon.

Me këtë prezantim që Kim i bëri koleksionit të bashkëshortit të saj, pritet që ky të jetë një ndër më të suksesshmit. Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë Kanye West festoi 41-vjetorin lindjes.

Burimi: Daily Mail