Pasi iu “ZBULUA” i dashuri, reagon Armela e BB: Uroj mos të mi bëni dhe shoqet… (FOTO) – AlpeGossip
Pasi iu “ZBULUA” i dashuri, reagon Armela e BB: Uroj mos të mi bëni dhe shoqet… (FOTO)

Pasi iu “ZBULUA” i dashuri, reagon Armela e BB: Uroj mos të mi bëni dhe shoqet… (FOTO)

Armela Hyseni ishte një ndër banoret më të përfolura të “Big Brother9” si brënda shtëpisë ashtu edhe jashtë saj. Pas daljes së shpejtë nga loja, Armela ia doli të ishte në qendër të vëmendjes pas fotove të nxehta të postuara në Instagram, po ashtu edhe prej ndërhyrjeve estetike të pranuara nga vetë ajo.

Por Armela Hyseni, bukuroshja seksi ka tërhequr sërish vëmendjen e fansave me postimet e saj dhe të njejtën gjë ka bërë me foton e postuar në instastory para pak ditësh. Armela ka pozuar e ulur dhe me këmbët hapur mbi prehrin e një mashkulli, fytyrën e të cilit nuk e ka bërë publike. Ata shfaqen të dy të veshur me të bardha dhe ish-konkurentja ka zgjedhur të mos shkruajë asgjë në foton e publikuar.

Por mesa duket djali i cili është në momente intime me Armelën është Escobars, 28-vjeçari shqiptar i cili jeton në Londër, por që së fundmi ndodhet në Tiranë për të promovuar projektet e tij të reja muzikore, pasi synon të prekë tregun ndërkombëtar.

Mirëpo pasi “u zbulua” i dashuri ka reaguar menjëherë Armela e cila nëpërmjet një story në instagram akuzon se po i bënin të gjithë shokët e saj si të dashur.

“Boll më me lajme të pavërteta. Nëqoftëse kam pasur ndonjë të dashur do e kisha deklaruar pa mreak! Më keni bërë të gjithë shokët të dashur… Uroj mos të filloni me shoqet”

Ndërsa më pas Armela sqaron se fotoja ishte foto interneti./AlpeNews.al