NUK IU BIND URDHRIT ZYRTAR TË POLICES/ Morena Taraku hidhet në gjyq dhe nuk pranon aktakuzën (FOTO) – AlpeGossip
NUK IU BIND URDHRIT ZYRTAR TË POLICES/ Morena Taraku hidhet në gjyq dhe nuk pranon aktakuzën (FOTO)

NUK IU BIND URDHRIT ZYRTAR TË POLICES/ Morena Taraku hidhet në gjyq dhe nuk pranon aktakuzën (FOTO)

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj Morena Tarakut për veprën penale “pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”. Sipas aktakuzës këngëtarja më 17 maj 2014, rreth orës 17:05, në Han të Elezit, në pikën kufitare në hyrje nga Republika e Maqedonisë, gjatë kontrollit ka fyer rëndë dhe ka tentuar të pengojë Fitore Mjaku në kryerjen e detyrës zyrtare. Në aktakuzë thuhet se e akuzuar ka e shtyrë policen,duke e lënduar në gishtin e parë të dorës së djathtë.
Të mërkurën në Gjykatën Themelore në Ferizaj, dega në Kaçanik, është mbajtur shqyrtimi fillestar ndaj Morena Tarakut. Sipas procesverbalit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Agim Kuka, e pandehura Taraku nuk e ka pranuar fajësinë për veprën që i vihet në barrë.

Gjykatësi i rastit Shabi Idrizi e ka udhëzuar të akuzuarën Taraku dhe avokaten e saj Fehmije Gashi, se brenda 30 ditësh kanë të drejtë që t’i paraqesin në gjykatë kundërshtimin e provave dhe kërkesën për hedhje të aktakuzës.