NGA DHIMBJA TEK GJAKDERDHJA/ Shenjat e rralla të abortit spontan që pak gra i dinë – AlpeGossip
NGA DHIMBJA TEK GJAKDERDHJA/ Shenjat e rralla të abortit spontan që pak gra i dinë

NGA DHIMBJA TEK GJAKDERDHJA/ Shenjat e rralla të abortit spontan që pak gra i dinë

Nënat shtatzëna zgjedhin të presin të paktën 3 muaj, për ta ndarë lajmin e gëzueshëm me familjarët! Dhe arsyeja është gjithmonë e njëjta, kanë frikë se mos përjetojnë abortin spontan.

Sipas një studimi të publikuar në vitin 2015 nga “Journal Obsetrics & Gynecology”, rreth 41% të femrave që kanë përjetuar abortin spontan ndihen fajtore se këtë mund ta ketë shkaktuar stresi që kanë përjetuar, apo se kanë mbajtur objekte shumë të rënda.

Por në të vërtetë në shumicën e rasteve, aborti shkaktohet për shkak të anomalive kromozonale që nuk mund të parandalohen, ndërsa në rastet e tjera ballafaqoheni me disa shenja të tilla si dhimbje të shumta, gjakderdhje apo ngërçe.

Më poshtë, ju rendisim disa nga simptomat e abortit që sapo t’i vini re, vizitoni me urgjencë doktorin për të parandaluar ndonjë fatkqeqësi!

Keni shumë gjakderdhje

Po, gjakderdhja është një shenjë e rëndësishme e abortit! Në rastet kur përjetoni shumë gjakderdhje dhe është në ngjyrë të kuqe, atëherë duhet të tingëllojnë këmbanat e alarmit. Gjithashtu, mund të përjetosh gjakderdhje nga planceta në zhvillim, thekson “Woman’s Health”.

Keni mpiksje gjaku

Mpiksja e gjakut është një arsye e mirë për të telefonuar doktorin tuaj. Disa mpiksje të gjakut mund të rriten aq shumë saqë marrin përmasat e një limoni, shpjegon “Woman’s Health”. Trupi juaj mund të krijojë edhe lëngjet vaginale! Pra, nëse jeni shtatzënë dhe vëreni diçka të çuditshme që del nga vagina, mos nguroni të shkoni urgjent tek mjeku!

Ke dhimbje dhe ngërçe

I keni parasysh dhimbjet e periodave?! Epo, në momentin që përjetoni abortin, ngërçet janë ato kryesore që përjetohen por sigurisht që më të fuqishme. Nëse përjetoni gjakderdhje dhe ngërçe pasi të mësoni se jeni shtatzënë, është momenti të lajmëroni urgjencën!

Keni dhimbje të forta kurrizi

Ashtu siç ngërçi, një ndër dhimbjet e tjera të fuqishme që tregon se shtatzënia nuk është e shëndetshme janë dhimbjet e mesit. E dimë që u bëmë bajat me fjalinë vizitoni mjekun, por revista “Woman’s Health” sugjeron të mos e nënvlerësoni këtë dhimbje.

Doktori juaj nuk e gjen dot rrahjen e zemrës së bebit

Të jemi të drejtë, kjo nuk është një simptomë, sepse ndonjëherë aborti nuk vjen me paralajmërim. Por thjesht si pa e kuptuar, të gjitha simptomat që kishit gjatë shtatzënisë, si përzierja apo marramendja, largohen dhe niveli i hormoneve ulet.