E PABESUESHME/ Nëna hedh vajzën nga dritarja e katit të tretë pasi shpërthyen flakët (VIDEO) – AlpeGossip
E PABESUESHME/ Nëna hedh vajzën nga dritarja e katit të tretë pasi shpërthyen flakët (VIDEO)

E PABESUESHME/ Nëna hedh vajzën nga dritarja e katit të tretë pasi shpërthyen flakët (VIDEO)

Një nënë e traumatizuar hodhi fëmijën e saj nga kati i tretë i një banese që ishte përfshirë nga flakët.

Pesë vetë u detyruan të dilnin nga ndërtesa me disa apartamente në Dallas, Texas.

Zjarri shpërtheu të mërkurën rreth orës 7 të mëngjesit me orën lokale dhe u përhap me shpejtësi.

Byron Campbell tha se vuri re flakët duke dalë mbi çati dhe lajmëroi menjëherë banorët.

Një prej tyre ishte edhe nëna që hodhi vajzën nga dritarja, e cila u shpëtua pa asnjë lëndim nga një kalimtar i rastit.

Shuntara Thomas thirri dhe iu lut një të riu për të kapur fëmijën e saj.

Thomas më vonë falënderoi 21-vjeçarin Byron Campbell për shpëtimin e jetës së vajzës.