E PAPRITUR/ Përveç prezantimit, Alketa Vejsiu vendos të këndojë në “Sanremo” – AlpeGossip
E PAPRITUR/ Përveç prezantimit, Alketa Vejsiu vendos të këndojë në “Sanremo”

E PAPRITUR/ Përveç prezantimit, Alketa Vejsiu vendos të këndojë në “Sanremo”

Mbrëmjen e sotme do të zhvillohet nata e tretë e festivalit ‘Sanremo’, ku prezantuese në krah të Amadees do të jenë bashkëshortja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez dhe moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu.

Ajo ndodhet prej disa ditësh në Itali, ku ka nisur përgatitjet për këtë natë special, që e ka ëndërruar prej vitesh.  Mirëpo, moderatorja nuk ka qenë vetë. Ajo është shoqëruar nga grupi i Tv Klan, ku bëjnë pjesë Orinda Huta dhe Drini Zeqo. Ky i fundit ka kponfirmuar se përveç prezantimit, Alketa do të këndojë.

‘Po, Alketa Vejsiu me kërkesë të drejtuesve dhe organizatorëve të festivalit do të këndojë sot në Sanremo’, është shprehur Drini.

Kujtojmë që pas përfundimit të Festivalit të Këngës në RTSH, Alketa u komentua dhe kritiku gjatë pasi këndoi disa herë gjatë mbrëmjes.