Ju kujtohet Lori Hoxhallari e “Big Brother”? Ish banorja SEKSI është mbuluar me shami (FOTO) – AlpeGossip
Ju kujtohet Lori Hoxhallari e “Big Brother”? Ish banorja SEKSI është mbuluar me shami (FOTO)

Ju kujtohet Lori Hoxhallari e “Big Brother”? Ish banorja SEKSI është mbuluar me shami (FOTO)

Me siguri shumë prej e mbani mend mjaft mirë modelen dhe ish-banoren e ‘Big Brother’ Lori Hoxhallari. Ajo shquhej për format trupore dhe gjithmonë tërhiqte vëmendje me postimet në rrjete sociale. Por të gjithë jemi kureshtarë se ku ‘humbi’ Lori?

Së fundmi moderatorja Fatma Methasani kishte të ftuar në studio kryeredaktoren e “iconstyle.al”, Kristi Tashi si dhe gazetarin “intv.al” Armend Dumbo për të diskutuar rreth thashethemeve më të fundit nga bota e showbiz-it. Teksa po flisnin për personazhet VIP të cilët posedojnë famë të madhe, listës iu bashkuan edhe banorët e ‘Big Brother’ dhe kështu të ftuarit po flisnin për ta. Ndërkohë gazetari Dumbo zbulon ekskluzivisht për emisionin “Fun Day” në IN Tv se ç’ndodhi me jetën e ish-banores së shumë përfolur të ‘BBA 7’.

Ai zbuloi se Lori Hoxhallari tashmë ka ndryshuar model jetese, nga ajo vajza që tërhiqte vëmendje në një vajzë e cila nuk shihet më në botën e showbizz-it. Ajo është mbuluar me shami dhe prej kohësh nuk shihet të jetë aktive në rrjete sociale. Epo kjo është zgjedhja e Lorit dhe të gjithë duhet ta mirëkuptojmë