“ËSHTË I VARUR NGA…”/ Kërcënime dhe fjalë ofenduese, si agravoi debati mes Oltës dhe Luizit – AlpeGossip
“ËSHTË I VARUR NGA…”/ Kërcënime dhe fjalë ofenduese, si agravoi debati mes Oltës dhe Luizit

“ËSHTË I VARUR NGA…”/ Kërcënime dhe fjalë ofenduese, si agravoi debati mes Oltës dhe Luizit

Në “Big Brother VIP 2” nuk ndalen ofendimet dhe kërcënimet mes konkurentëve edhe pse ata u paralajmëruan se do humbasin nga 2 mijë euro për çdo ofendim. Së fundmi ka nisur një debat mes Luizit dhe Oltës, ku kjo e fundit ka hedhur akuza mbi këngëtarin dhe se ka shumë ase nën mëngë për Kiarën dhe Efin.

Por si nisi debati mes tyre?

Duke pirë kafen e mëngjesit Luizi dhe Olta komentuan lojën e ‘pyetjeve anonime’ e cila u zhvillua në dhomën e ndenjes. Njëra nga pyetjet drejtuar Luizit në lojë, ishte, “Përse bën sikur nuk e di që Kiara ka dikë që e pret jashtë?

Ai i tha Oltës që ajo bën pyetje tendencioze dhe kjo është arsyeja pse ai mendon që atë pyetje e bëri ajo. Olta tha se kishtë bërë pyetje të lezeçme dhe aspak tendecioze.

Pas kësaj gjithka nisi pasi Luizi e cilësoi Oltën dhe lojën e saj brenda shtëpisë si të pamoralshme, ndërsa aktorja ka nisur duke ngritur zërin.

Luizi e cilësoi Oltën si femër pa moral dhe të pafytyrë.  Olta i tha Luizit se ai është një “miush’’ i vogël që nuk ka argumente.

E revoltuar, ajo i tha Luizit se është llumi i shoqërisë dhe se fjalët e tij nuk i merr për bazë fare, sepse sipas Oltës ai është nivel i ulët.

Kjo e fundit i tha se ai ka frikë nëse ajo bëhet bashkë me Tean.

Ti ke frikë të jashtëzakonshme që ne të dyja të bëhemi bashkë. Do vijë dhe ai moment, por ta kemi ruajtur për pak më vonë që unë dhe Tea të bëhemi bashkë kundër teje, u shpreh Olta.

Olta nga ana tjetër, u shpreh se Luizi e ingranoi Armaldon sepse nuk donte që ai të largohej nga shtëpia, se ka mbetur vetëm.

Luizi tha se ai nuk ka nevojë për njeri fare aty, dhe se i “shqyen” të gjithë. “Unë as nuk ju fus në listë fare”, shtoi Luizi.

Olta: Hajde na shqyej.

Luizi: Ty të kam shqyer unë.

Olta i tha Luizit se ai dhe Efi i përkasin së njëjtës kategori.

Pas komentit të Luizit, që e cilësoi si femër pa moral, Olta i tha atij që do kenë shumë punë bashkë, brenda dhe jashtë.Ajo shtoi se koha është shumë e shkurtër brenda dhe se jashtë do flasin sërish bashkë. Luizi i tha asaj, se fusha jashtë është e tij.

Olta mes të tjerash ka “kërcënuar” se di shumë gjëra për Kiarën dhe Efin.Kiara u bë shumë xheloze për Efin? Olta s'e lë rehat: Po pse u ndjeve keq

“Do i nxjerr të gjitha gjërat që di për Kiarën. Tirana është e vogël. Kam arsenal, di gjëra plot. Do i rreshtoj të gjitha për Kiarën, e di sa shumë di? Avash-avash”- tha Olta për moderatoren.

“Edhe asaj tjetrës Efit i kam gjëra, që ajo nuk e ka idenë që unë i di. Atë po të dua, me një fjali e nxjerr jashtë.”

Teksa ndodheshin në dhomën e gjumit duke kërcyer, Olta ka akuzuar Luizin se konsumon drogë.

“E di unë ça jete ka bërë ai. Ai është vartës komplet, është i sëmurë”, tha Olta ndërsa Luizi, i cili e dëgjonte bëri një gjest të pahijshëm me gishtin e mesit.

“Bëje kështu”, ia ktheu Olta duke bërë një tjetër gjest të pahijshëm me gisht.

Degjeneron debati në BBVip/ Luizi bën me shenja ndaj Oltës,

Reagimet e miqve të Kiarës dhe Efit për kërcënimin e Oltës.

Për akuzat e Oltës ka reaguar edhe miku i Kiarës, Niko Komani.Nëpërmjet një postimi në Instastorye-s ai ka ironizuar aktoren ndërsa shprehet “Tirana është e vogël për këdo! Imagjino sa e vogël është ndonjëherë, … sa lëviz në shtet tjetër.

“Tirana është e vogël për këdo!"/ Miku i

Liesa Haxhiasllani, ka reaguar pas deklaratave kërcënuese të aktores së njohur, Olta Gixhari, e cila tha se “di shumë gjëra për Kiarën”.

Përmes një postimi në “Instastory”, Liesa shkruan: “Çfarë di Olta që s’e ditkam unë?”.

Tha se “di shumë gjëra” për Kiarën, shoqja e

Mikela ka vendosur ta bëjë reagimin e saj në rrjetet sociale, duke bërë një postim në “Instastory”. Ajo shkruan se i vjen keq por edhe mirë që Olta po mbahet në BB VIP2.

Kjo për faktin se sipas Mikelës, aktorja po tregon fytyrën e saj të vërtetë. Ish-banoraj e përmbyll shkrimin e saj, duke pyetur se çfarë do të bëjë Olta me “As-et” që kanë njerëzit për të.

“Kush flet pikërisht ti moj Olta. Një femër pa karakter, manipuluese, mashtruese, një femër e ulët. Më vjen keq që po të mbajnë në atë shtëpi, por njëkohësisht më vjen dhe mirë që po nxjerr fytyrën tënde të vërtetë. Nëse mendon se po prek vajzat e shtëpisë në moral, e ke shumë gabim, kur balta vjen nga llumi nuk të bën pis. Kurioze jam çfarë do bësh me “As-at” nën mëngë që kanë njerëzit për ty”– shkruan Mikela.

Kanë reaguar edhe të afërmit e Efit, që menaxhojnë llogarinë e saj zyrtare në “Instagram”.

Nëpërmjet një postimi në “Instastory”, personi që menaxhon faqen shkruan se kjo është një lojë e shëmtuar nga ana e Oltës.

Pas kërcënimeve forta të Oltës, reagojnë edhe të