MËSOJENI TANI/ Ja përse ju ndodh të keni dhimbje pas seksit – AlpeGossip
MËSOJENI TANI/ Ja përse ju ndodh të keni dhimbje pas seksit

MËSOJENI TANI/ Ja përse ju ndodh të keni dhimbje pas seksit

Shpesh ndodh që pas seksit, të kemi dhimbje në fundin e barkut, por pse?! Arsyet janë të ndryshme dhe mjafton një që trupi juaj të mos jetë në gjendje normale.

1. Ju  s’i dhatë rëndësi paralojës.

E kemi thënë e stërthënë, paraloja është shumë herë më e rëndësishme edhe se vetë seksi. Thatësira nuk të ndihmon aspak. Jo vetëm që kënaqësia është më e ulët, por duhet që më vonë të duroni dhe dhimbjet e barkut.

2. Fajësoni pilulën e emergjencës.

Pilula e emergjencës na bën më të ndjeshme ndaj irritimeve dhe dhimbjes.

3. Lëkura juaj po reagon ndaj produkteve

Nëse e shihni që dhimbja ka filluar shumë pak pasi keni përdorur produkte për higjenën personale apo kondomë të ndryshëm, kujtoni që shkaku janë këto.  Ç’të bëni?! Rregulli numër 1 është të hiqni dorë nga larësit e ndryshëm që përdorni për vaginën.

4. Nuk përjashtohen problemet shëndetësore

Infeksionet e vaginës, myku, herpersi apo sëmundjet e tjera seksualisht të transmetueshme janë një tjetër arsye pse ju ndjeni dhimbje pas seksit. Më e mira që mund të bëni është të takoni gjinekologun tuaj për të marrë kurën që ju duhet me saktësi.