E SAPOLINDUR/ Hana e Loredanës dhe Mozikut realizon setin e parë fotografik – AlpeGossip
E SAPOLINDUR/ Hana e Loredanës dhe Mozikut realizon setin e parë fotografik

E SAPOLINDUR/ Hana e Loredanës dhe Mozikut realizon setin e parë fotografik

Më datën 18 të muajit të kaluar, reperi Mozzik dhe partnerja e tij Loredana Zefi u bënë prindër për herë të parë. Loredana solli në jetë një vajzë që çifti e pagëzoi me emrin Hana.

Menjëherë pas lindjes, Hana u bë kryefjala e të gjitha mediave dhe profili i sapohapur në emrin e saj në Instagram mblodhi një numër të madh ndjekësish.

Vetëm disa javëshe, Hana e Loredanës dhe Mozzikut ka realizuar setin e parë fotografik. Loredana ka publikuar foto të së bijës të rrethuar me lule të kuqe dhe një fjongo me lule ngjyrë blu në kokë, ndërsa të gjithë kanë komplimentuar portretin ëngjëllor të vogëlushes.