Del DATA: Ja kur publikohet kënga e Will Smith, Nicky Jam dhe Era Istrefit – AlpeGossip
Del DATA: Ja kur publikohet kënga e Will Smith, Nicky Jam dhe Era Istrefit

Del DATA: Ja kur publikohet kënga e Will Smith, Nicky Jam dhe Era Istrefit

25 maji është data e madhe kur Will Smith dhe Nicky Jam, së bashku me këngëtaren Era Istrefi, do të publikojnë këngën e Kampionatit Botëror të FIFA-s në Rusi.

Kjo është hera e parë që një këngëtare shqiptare arrin maja të tilla të larta suksesi. “Billboard” raporton se kënga do të punohet nga Diplo.

Himni zyrtar performohet në finalen e Botërorit, i cili do të shikohet nga rreth 2 miliardë njerëz. Himne të kaluara janë kënduar nga Shakira, “Waka Waka” dhe Ricky Martin “The Cup of Life”.

Sipas një interviste të menaxherit të Nicky Jam, Juan Diego Medina, që u lëshua në “W Radio”, Nicky Jam dhe Smith ishin në Budapest për t’i kryer punimet finale në këngë e cila do të lansohet këtë të premte.

Para kësaj, “Vibe” raportoi se, sipas producentit të muzikës reggaeton DJ Nelson, Smith dhe Nicky Jam po punonin në këngën. “Vibe” po ashtu raportoi se Istrefi do të jetë pjesëmarrëse në këtë hit. Ne mezi po presim!