Është e disata herë që Roberti dhe partnerja e tij në ‘DWM’, moderatorja Leila Kraja po i bëjnë publikun e jurinë ta kthejnë kokën drejt tyre, shkruan lajmi.net
Skenat e nxehta mes tyre ka pasur edhe në performancën e kaluar ku Roberti tha se u kënaq shumë e Leila i kërkoi falje familjes.
Por si duket deri në finale do të mund të shohim edhe shumë të tilla pasi dyshja nuk e kanë ndërmend të ndalen.
Një video e realizuar para fillimit të spektaklit po bën nam në media pasi këngëtari i njohur shihet në skena të nxehta me moderatoren seksi.
Roberti mbrëmë e ka puthur në qafë Leilën dhe i ka thënë: E paske gjakun me sheqer, shko te doktorri.
Nuk dihet nëse Nora po bëhet apo jo xheloze, por arsyet janë të forta për të ndodhur një gjë e tillë, ani pse ky është vetëm një shou.