NGA SEKSI TEK PUTHJET/ Romantiku Klajdi Haruni tregon si po ia bën në kohë pandemie! (VIDEO) – AlpeGossip
NGA SEKSI TEK PUTHJET/ Romantiku Klajdi Haruni tregon si po ia bën në kohë pandemie! (VIDEO)

NGA SEKSI TEK PUTHJET/ Romantiku Klajdi Haruni tregon si po ia bën në kohë pandemie! (VIDEO)

Nëse Klajdi Haruni do të binte sot në dashuri, atëherë ai nuk do të priste gjatë për të dhënë puthjen e parë.

Këngëtari ka treguar për Prive.al në një intervistë në kohë pandemie se për të qëndruar pranë saj do të thyente rregullin e karantinimit dhe nuk do të respektonte distancën sociale.

“E vështirë është por do shkoja me dashurinë dhe puthjen edhe pse i kam respektuar rregullat e distancimit social këto kohë, por dashuria është sëmundja e shekullit, jo COVID-19”, u shpreh këngëtari nga Korça.

Një pyetjeje hipotetike nëse partnerja e tij do të ishte e infektuar me koronavirus, Klajdi iu përgjigj se do të qëndronte gjithmonë pranë saj:

“Nuk do ta mendoja dot që në momente të vështira dashurinë ta lija vetëm”.

I pyetur për marrëdhëniet intime këtë periudhë, Klajdi u shpreh me shaka: “Na shojtën puçrrat”, duke nënkuptuar se ka pasur 0 raste kontaktesh.

Klajdi është treguar gjithmonë shumë i rezervuar për jetën e tij private, por para pak kohësh la të kuptohej se zemra e tij ishte e zënë.

I ftuar bashkë me Brunon në “Klanifornia”, Klajdi pranoi publikisht se i rreh zemra për një vajzë dhe me sa duket, gjërat qenkan serioze.