“PASI DOLA U KONSULTOVA ME PSIKOLOG”/ Paloma rrëfen eksperiencën në Big Brother Vip – AlpeGossip
“PASI DOLA U KONSULTOVA ME PSIKOLOG”/ Paloma rrëfen eksperiencën në Big Brother Vip

“PASI DOLA U KONSULTOVA ME PSIKOLOG”/ Paloma rrëfen eksperiencën në Big Brother Vip

Një nga personazhet e Big Brother Vip, Paloma ka rrëfyer për eksperiencën brenda shtëpisë, ndërsa ishte e ftuar në Goca dhe Gra me bashkëshortin e saj, Andrein.

Ajo e përshkroi si një eksperiencë të bukur, edhe pse iu dedh që të konsultohej me psikologë për shkak të qëndrimit mbyllur për rreth një muaj dhe më pas ndryshimit të menjëhershëm të mënyrës së jetesës.

Paloma gjithashtu tha se donte të jepte një mesazh me historinë e treguar në Big Brother që u komentua në të gjitha mediat.

“Unë aty e humba fillin, gjithmonë doja të krijoja situata të bukura, por sa herë e kujtoj atë moment më prek shumë realisht. Unë e  transmetova si një histori frymëzimi. Ai është një realit shoë, nuk mund të na tregojë vetëm pjesën profesionale, por ne kemi shpirt, jemi njerëz.”

“Më është dashur që ta kaloj me psikologë ndryshimin nga shtëpia, nuk mendoj se më ka dëmtuar, por  të jetuarit 24 orë ndryshonte shumë. Më vjen keq që më thanë manipulatore, ai është Big Brother çfarë pret publiku. Pse duhet të ndryshoja unë kur të tjerët pëlqenin Donaldin apo Semin“, u shpreh Paloma